Hungaria: Jemi të përkushtuar maksimalisht për të mbështetur Shqipërinë në hapjen e negociatave

Kryeministri Rama ndodhet në Hungari në një vizitë dy ditore ku është takuar me homologun e tij Viktor Orban ku kanë folur edhe për mediat.

Orban është shprehur se është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Viktor Orbán theksoi se Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE jo vetëm me simpati, por edhe sepse është në interesin e saj.

‘Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht’, tha ai.

Edi Rama falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj në rrugën drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

‘Miqësia e vjetër bashkon hungarezët dhe shqiptarët dhe bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të forcohet më tej.’ theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT