CDC na konsideron NIVEL 1, Yuri Kim fton amerikanët të vizitojnë Shqipërinë: Vend me rrezik të ulët nga Covid-19! Ejani për qejf dhe biznes
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar se SHBA e konsideron Shqipërinë si një vend me nivel të ulët rreziku nga Covid-19.
Diplomatja e SHBA fton qytetarët e Amerikës që të vizitojnë tashmë Shqipërinë, duke u mbështetur si në aspektin e turizmit ashtu dhe të biznesit.
“Që nga 7 qershori CDC ka klasifikuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i Ulët i COVID-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan Yuri Kim.
As of June 7, ?? CDC has upgraded Albania to “Level 1: Low Level of COVID-19”. This is good news for Americans who wish to travel to Albania for fun or business. See attached for CDC recommendations. https://t.co/wi94ojlNMR
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 8, 2021