Rama nxjerr pamjet/ Busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në parkun qendror të Budapestit (VIDEO)

Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të vendoset në parkun qendror të Budapestit pas pak javësh.
Lajmi është bëri i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Hungari.
“Budapest, aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Busti do të jetë dhuratë e Bashkisë së Tiranës dhe është punuar nga Agim Rada.
Rama tha se vendi i zgjedhur është shumë pikant dhe strategjik, dhe pati edhe një rekomandim.
‘Vendi është shumë pikant, po mendoja të merrnit leje që të bënit një tapet kuq e zi që të çon te busti i Skënderbeut. Është një vend shumë strategjik, shumë bukur”, tha Rama. /Gazeta SHQIP