E quajti kineze, ambasadorja Kim fton në Ambasadën Amerikane komentuesin: Mund t’ju tregoj me krenari për historinë e vendit tim

Ambasadorja Amerikane ditën e djeshme ishte në qytetin e Pogradecit ku postoi një foto me këngëtaren Ermira Baraliu. Ky ishte takimi i dytë midis ambasadores Amerikane dhe këngëtares Baraliu, Youri Kim e ka shpërndarë postimin në rrjetin social instagram.

Ajo që tërheq vëmendje është postimi i një komnetuesi i cili kujton kohën e miqësisë shqiptaro-kineze në kohën e komunizmit.

“Miqësia shqiptaro-kineze është një histori e dashur dhe e vjetër. Ju uroj një ditë të mbarë në Pograec” shkruan një ndjekës në faqen e ambasadores”, shkruan komentuesi.

Miqësia

Këtij komenti i ka kthyer përgjigje edhe ambasadorja Amerikane ku e ka ftuar zyrën e saj në Ambasadën Amerikane për një bisedë. Ajo i ka shkrua se do i tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Do ju mirëprisja në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, Unë mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim./Shqip

Miqësia

Back to top button
LAJMET E FUNDIT