Pas Budapestit në Sofje/ Rama takohet me presidentin bullgar, mesazhi që ka për ngërçin kritik me Maqedoninë e Veriut

Pas vizitës së djeshme në Hungari, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bullgari, ku po zhvillon takime me krerët më të rëndësishëm të shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama publikon foto me presidentin bullgar Rumen Radev.
Në mesazhin e tij lidhur me takimin, Rama e vë theksin jo vetëm te marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe te nevoja për dialog me qëllim zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.
“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama në “Facebook”.