Parlamenti do e shkarkojë sot/ Meta do jetë duke shpërndarë dekorata për…

Parlamenti do të zhvillojë sot seancën e posaçme për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Nismën e dytë për rrëzimin e presidentit Ilir Meta socialistët kësaj here janë më të vendosur për ta çuar deri në fund, duke e votuar në një seancë parlamentare. Ndryshe nga nisma e parë maxhoranca e fali Metën.
Për votimin e raportit për shkarkimin e presidentit Parlamentit i nevojiten 94 vota.
Por ndërkohë që ndodh ky proces, Presidenti Ilir Meta, sikur mos t’i interesojë, do të presë sot në Presidencë artistë.
Të ftuar tek ai do të jenë artistët e ansamblit folklorik të Dibrës, ku dhe do të shpërndajë dekorata.