Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe përmirësim raportesh (VIDEO)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur nga Liqeni i Ujmanit se ardhja e tij në Kosovë i atribuohet propozimit për paqe.“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë, që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç.Ai ka folur ndër të tjera edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Serbisë tek Liqeni i Ujmanit.“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, është shprehur Vuçiç.Nën masa të rrepta sigurie, ai ka mbërritur në Kosovë rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.Kreu i Shtetit serb do të qëndrojë dy ditë në veri të Kosovës.Vizita e tij në Kosovë vjen pas (mos)takimit të dështuar në Bruksel, ku bllokoi dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes dy vendeve.Vendimi i tij erdhi pikërisht për shkak të deklaratave të autoriteteve kosovare, se nuk do ta lejonin Vuçiçin të vizitonte liqenin e Ujmanit.Por, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, agjenda e tij u miratua e plotë me qëllim që të mospërshkallëzoheshin tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit./ZgjohuShqiptar.info