Shkarkimi i Metës: Deputeti i “kaçurrelave”: Gjahu juaj i sotëm politik ju erdhi në pritë

Deputeti i opozitës, Kostaq Papa ka sulmuar ashpër politikën shqiptare, ndërsa i ka akuzuar për situatën në vend. Nga kuvendi Papa u shpreh se gjahu i sotëm politik është presidenti Ilir Meta.

“Sot duhet të diskutonim për përparimin e çështjeve të përparimit të vendit, por kemi ngelur në vend. Babëzia e çdo gjëje na ka lënë deri këtu. Gjahu juaj i sotëm politik ju erdhi në pritë.

Herë e shihni si gjahtar dhe herë si opozitar. Klasa politik lëviz disa gurë shau. Këtë e tregoj dhe hetimi i tanishëm. Ju dhe ata gabuat duke dobësuar elemente të sigurisë kombëtare. Kjo klasë e papërgjegjshme mban peng popullin në atdhe, por mban peng dhe diasporën. Ka harruar Çamërinë. Shqipëria është vënë në sprovë.”, tha Kostaq Papa.

Deputeti Kostaq Papa u bë i njohur me fjalimin e tij në Parlament ku në rininë e tij kishte kaçurrela qeraste femrat me whisky./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT