Sanksione për ata që destabilizojnë Ballkanin, ambasada amerikane sqaron urdhrin e Biden për Shqipërinë

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshin tashmë edhe Shqipërinë dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike.

“Urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe zgjeron kriteret për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhej në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Por ambasada e SHBA, e cila ka botuar urdhrin e plotë ekzekutiv në një deklatë të sajën ka dhënë disa detaje mbi këtë vendim, duke e konsideruar si në përputhje të plotë edhe me punën që qeveria amerikane dhe BE bëjnë për të ndihmuar Shqipërinë në proceset integruese.

“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. Lexojeni Urdhërin e plotë duke klikuar më poshtë”, thuhet në njoftim.

Urdhri i plotë i Biden këtu

Back to top button
LAJMET E FUNDIT