U konfirmuan rastet e para me gripin e shpendëve, Silva Bino tregon nëse janë të rrezikuar qytetarët; tregon simptomat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar dje se në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve.

Në lidhje me këtë ka folur shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila ka sqaruar nëse rrezikojnë qytetarët nga gripi i shpendëve.

Ajo tha se rreziku për njerëzit është i ulët, pasi trasmetimi i gripit tek njerëzit është i ulët.

“Ky lloj virusi 5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik , pra një rrezik të ulët për njerëzit. Janë identifikuar vetëm 3 persona në Rusi të cilët kanë qenë më simptoma të lehta të gripit 5n8, deri tani nuk ka pasur forma në njerëz dhe nga vlerësimet që janë kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Europiane ku të gjitha të dhënat janë që rreziku për shëndetin publik është i ulët.

Pavarësisht kësaj ne jemi të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe do kryhen hetimet epidemiologjike,” tha Bino.

Ajo ndër të tjera ka treguar dhe simptomat që paraqiten tek njerëzit nëse preken nga gripi i shpendëve.

“Janë shenja fare të lehta, shenja të gripit, me rrufë, me pak kollë dhe temperature, por jo simptoma të rënda. Nuk është si llojet e tjera të gripit të shpendëve dhe nuk transmetohet gripi nga shpendët te njeriu edhe as nga njeriu tek njeriu,” tha ajo ndër të tjera për media.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT