Vasili reagon pas shkarkimit të Metës: Pupacët nuk na zhgënjyen, i hodhën votat sipas tagjisë së Edi Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë ka shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Ai me ironi shkruan se Kuvendi nuk e ka zhgënjyer dhe se u votua sipas “tagjië së Edi RAMËS”.
Ndër të tjera Vasili thotë se ndjen keqardhe për deputetët që u maron mandati dhe që nuk do të jenë më në Kuvend, të cilët i quan “pupacë”.
“Pupacët gjithsesi nuk na zhgenjyen, i hodhen votat sipas tagjise se Edi Rames.
Keqardhje e madhe, qe nje pjese te madhe te pupaceve nje perdorimsh nuk do ti shohim më.
Pupacet i moren peshqeshet e beharit dhe jane bajagi te kenaqur, ndersa shqiptaret do vazhdojne te marrin ushqime me fletoret e sevapit.
Pupacet i mbushen nja tre ore TV-te dhe ja hoqen pak ore hallin Edi Rames, po neser qe pupacet s’jane më dhe dite e muaj te gjate e presin…. ai do ta kete pisk vertet!” shkruan Vasili në postimin e tij.