Meta i pashqetësuar nga shkarkimi i tij, shihni çfarë poston në Facebook duke uruar natë të qetë për të gjithë

Presidenti Ilir Meta e ka shpërfillur që në krye të herës temën e shkarkimit të tiij nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit nuk e njohu Kuvendin, as Komisionin Hetimor, nuk u paraqit për të dëshmuar apo për të dhënë argumente, madje sot injoroi totalisht zhvillimet në Parlament.

Teksa po diskutohej shkarkimi i tij, Meta organizoi në Presidencë një aktivitet kulturor me valle dibrane. Pas shkarkimit, ishte Tedi Blushi ai që reagoi dhe më pas Meta duke postuar videon e deputetit Selami Jenisheri, i cili bëri gafën e radhës në Parlament.

Ndërkohë sonte Meta sërish duket sikur nuk është fare i shqetësuar nga çfarë ka ndodhur, por publikon një video, këngën e Kastriot Tushës dhe Arif Vladid.

“Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!”, shkruan Meta krahas videos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT