Rama habit komisionerin Varhelyi: E shihni këtë traun, ne kemi lidhur fijet, por…

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi e ka habitur disi zyrtarin e lartë të KE-së me qëndrimet e veprimet e tij.
Pyetjes për lëvizjen në shtetet e BE-së nga shtetet e treta në Europë, Rama i kërkoi që fillimisht të flasë Varhelyi, pasi sipas tij, oborri është i tyre dhe duhen të flasin ato.
Më pas ai i ka cilësuar BE-së një tra ku vendete Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të lidhin fijet ndërmjet Unionit, që është edhe rruga që duhet të bëjë qeveritë e vendet e Ballkanit që duan të aspirojnë për t’u anëtarësuar.
“E shikoni atë traun atje! Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është Bashkimi Europian. Ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijet janë lidhur vazhdojmë tezgjahun tonë pak nga pak dhe është ende shumë punë për t’u bërë. Dhe çfarë do të që të bëjnë ato që janë te trau po t’i shkojmë ne atje me standardet, me vlerat e parimet e sistemin që funksionon, dakord, por na takon ne. Kështu që kini besim që besimqë jemi në rrugën duhur dhe në këtë rrugë jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar në historinë tonë në mes shekujve, më përpara se se të shfaqej BE dhe periudhës pasi u shfaq BE, është pikërisht BE-ja që na ka dhënë mundësinë që të kemi traun atje për të lidhur fijet se ishim me fije…”, tha Rama.