Pandemia drejt fundit/ Manastirliu nxjerr shifrat, sa raste aktive me covid ka në gjithë vendin

Pandemia në Shqipëri duket se po shkon drejt fundit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se aktualisht janë 20 pacientë të shtruar në spital dhe më pak se 200 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin.
“Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital.
Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.”, shkruan Manastirliu./Gazeta SHQIP