Albin Kurti: Do rrisim bashkëpunimin me qeverinë e re të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se do të shtojë bashkëpunimin dhe komunikimin me qeverinë e re shqiptare që do të formohet në shtator të këtij viti.
Lideri i Kosovës ka folur pas takimit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se komunikimi i dendur dhe strategjitë e përbashkëta do të shtrihen në shumë fusha, e jo vetëm në atë politike.
Kyreministri Edi Rama pritet të formojë në shtator qeverinë e re, e dalë fituese e një mandati të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Tregu i Përbashkët Rajonal është tashmë pjesë e Procesit të Berlinit. Kosova dhe Republika e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme që mbase në shtator do të formohet do të ketë komunikim shumë te dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha, jo vetëm atë politike”, u shpreh Kurti.