Habit Jenisheri: I kam dërguar letër ambasadës se dua patjetër takim me Yuri Kim, t’i them që Meta duhet arrestuar!

Kryetari i partisë së pensionistëve shqiptarë, Selami Jenisheri, kërkon patjetër takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Jenisheri tha se ka kërkuar me anë të një letre, takim urgjent me ambasadoren, për t’i komunikuar faktin se Ilir Meta duhet të arrestohet.

“Ditët e fundit më ka lind nevoja ta takoj Yuri Kim, t’i shpjegoj përse zgjedhjet janë të paligjshme dhe Ilir Meta duhet të arrestohet, që nuk firmosi shtyrjen e zgjedhjeve. Kam detyrim të bisedoj me zonjën Yuri Kim. Ka ardhur përgjigje nga ambasada, që e ka marrë letrën. Po pres. Ja kam dërguar zyrtarisht“, tha Jenisheri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT