Nuk ndalet SHBA, apel BE-së: Të hapen negociatat pa vonesë me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë apel Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Reagimi ka ardhur nëpërmjet zëdhënsësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, thuhet në reagimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT