“12 euro për Zyrih, Stamboll…”/ Rama ndan çmimet e fluturimeve në aeroportin e Kukësit: Mos thoni ishte për fushatë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 15 korriku nga aeroporti i Kukësit do të nisin fluturimet drejt Stambollit dhe Zyrihut.
Kreu i qeverisë ka ndarë edhe listën e çmimeve, ku Kukës – Zyrih do kushtojë 12 EURO, po aq edhe Kukës-Stamboll.
Në mesazhin e tij, Rama u përgjigje edhe kritikëve që deklaruar se aeroporti i Kukësit u hap për fushatë.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, shkruan Rama.
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti, thekson Rama, teksa publikon edhe çmimet.
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR
GAZETA SHQIP