“Tentativë e palaçove për ndryshimin e fjalës NËNË”, Ilirjani perplaset me Jul Dedën: Shqipëria kurrë s’ka pasur artistë të vërtetë

Aktori Julian Deda reagoi ashpër sot kundër komunitetit të LGBTI, i cili pak ditë më parë kërkoi që fjala “nënë” të zëvendësohet me fjalën “prind që lind”. Ai i ka quajtur “tentativë të palaçove” për të ndryshuar fjalën nënë.

“Fjala NËNË, jo vetëm nuk mund të  zëvendësohet me asnjë fjale tjetër, cilado qoftë ajo, por ne duhet ta ruajmë të paprekshme, të shtrenjtë, ashtu siç është për secilin nga ne. Çdo tentativë e palaçove dhe e letrave për ta ndryshuar, ka për qëllim shkatërrimin në qelizë të familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalën NËNË, s’ka jetë pa ëe”, shkroi Juli në postimin e tij.

Pas këtij reagimi të Julian Dedës, është përgjigjur biznesmeni gay Elton Ilirjani, i cili ka “thumbuar” aktorin, duke thënë se kur nuk ke ide, merret me Anglinë. Më tej ai ka shtuar se gjithmonë ka menduar se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artistë të vërtetë.

“Kur nuk ke kreativitet në profesion merresh me Anglinë. Nënë i themi edhe ne o zhurmues Julian Deda. Nënë madje unë e dua më shumë nënë time!Do ta dëgjosh historinë timë o Balzaku i Shqipërisë? Apo read the remode control panel. Unë gjithmonë kam menduar dhe mendoj më fort tani se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artista të vërtetë”, shkruan Elton Ilirjani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT