VIDEO / Socialistët mbajnë Kongresin e jashtëzakonshëm! Ruci largohet nga politika, Rama e falenderon

Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste që mbahet në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie nisi me një dokumentar përmbledhës të të gjithë rrugëtimit të kësaj force politike, që nga 12 qershor 1991.

Dokumentari me protagonistët e atyre ditëve dhe figurat qendrore të PS-së dje dhe sot u ndal te zgjedhjet e 1992, referendumi i 1994, zgjedhjet e 1996 dhe dhuna e pësuar në atë kohë, 1997 dhe më pas 8 vitet e vështira të qeverisjes së Nanos, Metës e Majkos.

Pas dokumentarit u përkujtua edhe i ndjeri Bashkim Fino, që ndërroi jetë i prekur nga Covid pak muaj më parë. Në këtë kongres, vajza e tij mbajti një fjalim të shkurtër.

Në Kongres do të prezantohet vizioni për Shqipërinë 2030 dhe programi qeverisës për mandatin e ri, miratimi i vendimeve të Asamblesë, ngritja e komisionit për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit, zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë, fushata e re e hapjes dhe miratimi i kalendarit politiko-organizativ deri në fund të këtij viti.

Momentet kyçe të Kongresit

Vajza e Bashkim Finos, Megi njoftoi anëtarësimin në Partinë Socialiste, edhe si një amanet i lënë nga i ati

Gramoz Ruçi njoftoi tërheqjen përfundimtare nga politika në muajin shtator. Rama e falenderoi

Rama: Të mësojmë nga veprimi i Ruçit, të largohesh nga politika është art, inshAllah e kam dhe unë

Rama njoftoi krjimin e një Këshillimi Kombëtar, ku qytetarët do pyeten për çështje madhore çdo 1 vit. Premtoi reformë në administratë dhe fushatë 1 vjeçare për anëtarësimet e reja në PS

Back to top button
LAJMET E FUNDIT