LAJMI FUNDIT/ Sa të infektuar me covid-19 u regjistruan 24 orët e fundit në Shqipëri

Situata e COVID19 në Shqipëri vijon të jetë pozitive dhe nën kontroll. Ministria e shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT