LAJMI I FUNDIT/ Publikohet rezultati paraprak, ja kush do të jetë kryetari i ri i PD-së

Lulzim Basha e ka fituar bindshëm garën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Lideri i PD ka marrë besimin e anëtarësisë, duke u rikonfirmuar në krye të PD.
Në rang kombëtar, nga rezultatet paraprake, Lulzim Basha ka arritur të marrë 80% të votave të demokratëve, ndërsa Agron Shehaj ka marrë 15,55%, Harxhi 2,45% dhe Fatbardh Kadilli 2%.
Sipas të dhënave, Basha ka fituar bindshëm nga veriu në jug, por nuk munguan as suprizat pasi Agron Shehaj arriti të fitonte në Selenicë.
Dy kandidatët e tjerë, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi nuk arritën të merrnin së bashku as 5% të votave.
Gjithsesi, rezultati zyrtar, do të shpallet nesër në 9:00./Gazeta SHQIP