HISTORIKE/ Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë shpallet KAMPION BOTE në Gjimnastikën Artistike, do të garojë në Lojërat Olimpike

Një tjetër medalje për Shqiprinë e Gjimnastikës. Matvei Petrov ka arritur të rrëmbejë medalje ari në Kupën e Botës në gjimanstikën artistike.

Eventi që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë, falë Petrov u bë e mundur që për herë të parë në historine e Gjimnastikës shqiptare që fitohet një medalje ari në Kupë Bote. Rusi perfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe kjo nuk është hera e parë që ai lartëson vendin tonë. Më herët falë tij, Shqipëria fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ai triumfoi në disiplinën e kaluçit me doreza, ku zuri vendin e parë. Një rezultat i papritur si për sportistin ashtu dhe për Shqipërinë. Ky sukses vjen falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov që tashmë koleksionon një tjetër medalje të rëndësishme.

Matvei Petrov 9ne mes), pas fitimit te medaljes se arte

Back to top button
LAJMET E FUNDIT