“Edhe ky e fitoi mandatin e tretë”, Braçe tallet me Bashën: Humb dy herë me PS, fiton një herë në PD

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të partisë demokratike për mandatin e tretë radhazi. Braçe është tallur në një postim ku shkruan se humbi dy herë me PS dhe fitoi një herë me PD fiks aritmetika e këtij.
Postimi i Braçes:
Edhe ky fitoi MANDATIN E TRETË!
Mirë e tha ai tani;
ÇDO KATËR VITE,
HUMB DY HERË ME PS DHE
FITON NJE HERË NË PD!
Fiks aritmetika e këtij!