“Në SHBA janë ‘non grata’, në Shqipëri s’ka dosje për ta”, PARALAJMERIMI i kreut të SPAK: Ju garantoj, çdo indicje që do vijë, do ketë procedim dhe hetim pasurie

Kreu i SPAK Arben Kraja, është duke raportuar në Kuvend për punën e Prokurorisë Speciale gjatë vitit të fundit. Ai ka thënë se për çdo personq ë do të vijë indicje nga ndërkombëtar, në Shqipëri do të ketë procedim penal dhe hetim pasuror.
Këtë deklaratë, Kraja e bëri teksa u pyet nga deputeti Ralf Gjoni për shqiptarët e shpallur “non grata”
“Lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne kemi procedurat tona për procedimin penal dhe ndjekjen penale. Une ju garantoj se çdo indicje që do vijë, për kompetencat që ne kemi, jemi të vendosur për ta vijuar hetimin deri në fund. Nga ana e procedimit penal dhe nga ana e hetimit financiar”, tha Kraja.
I pyetur për rezultatet, Arben Kraja tha se SPAK ka pasur dhe dosje që s’kanë lidhje me punën e prokurorët e posaçëm.
“Jemi fokusuar dhe kemi punuar me përparësi me prioritetet që ka shoqëria. Kemi bashkëpunuar me të gjithë, edhe me faktorin ndërkombëtar. Kemi vendos marrëdhënie për shkëmbim informacionesh, por dhe marrëdhënie reciproke, si ndihma reciproke, të ardhura dhe pajisje.
Rezultate ka pasur. Pastaj varet se çfarë quani ju rezultate dhe çfarë dikush tjetër. Ne përballemi me dosje që s’janë fare puna jonë. Këto i zbehin pritshmëritë ndaj nesh”, ka thënë ndër të tjera Arben Kraja.
Së fundmi, në Shqipëri është shpallur person “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha.