Shkarkimi i Metës/ Ish-prokurori: Anëtarët e Kushtetueses i pashë bashkë në një kafe, po diskutonin për…

Shkarkimi i presidentit Meta me 104 vota nga parlamenti ishte temë e ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews ku i ftuar ishte ish-prokurori i njohur Shkëlqim Hajdari.

Ish-prokurori u shpreh se Kushtetuesja duhet të marrë kohë, pasi çështja është sensitive pasi kjo është një situate jo e këndshme. Nuk mund të krijoj precedent pasi bazuar në prova do jape verdiktin e saj. Hajdari tregoi se kishte kaluar nga ky institucion dhe kishte parë anëtarët e saj bashkë në një kafe.

“Kushtetuesja duhet të marrë kohë, pasi çështja është sensitive pasi kjo është një situate jo e këndshme. Nuk mund të krijoj precedent pasi bazuar në prova, do japë verdiktin e saj, pasi sipas kuvendit Meta ka kryer shkelje. Gjykata Kushtetuese nuk ka pengesë për t’i kërkuar informacion Venecias por ajo duhet ta marrë vetë vendimin. Pasi si do që të jetë vendimi do t’i krijonte emancipim edhe politikës shqiptare, kalova nga gjykata Kushtetuese dhe i pashë duke pirë kafe bashkë i përshëndeta dhe u largova. Është një ngjarje që mund të krijoj precedent por vendimi duhet të jetë i marrë në prova. Kushtetuesja duhet ti mësojë politikanë që kur kërcet çekiçi duhet të vihet në zbatim. Nëse realisht presidenti Meta e ka marrë me kaq sportivitet është gjë e mirë dhe ne duhet ta marrim me sportivitet. Ne kemi dhe zotin Berisha 30 vite në politikë,” tha Hajdari

U diskutua edhe për takimin e Ramës me Antony Blinken ku Hajdari theksoi se, axhenda e presidentit Amerikan dhe sekretarit të shtetit përcaktohet me kohë dhe nuk mendo të ketë lidhje me Berishën.

“Nuk ma merr mendja se kryeministri i Shqipërisë ka siguruar takim me sekretarin Blinken nuk ma merr mendja se ka lidhje me vendimin për Berishën. Fjala se Berisha do kthehet të drejtoj PD-në është një lajm i keq, pasi ai duhet ta ndajë personalen që ka me Amerikën me partinë demokratike,” u shpreh Hajdari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT