Momenti kur 4 shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk këndojnë himnin! Plas polemika (VIDEO)

Maqedonia e Veriut zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e parë në një kompeticion madhor si Kampionati Europian në gjithë historinë e saj.

Himni i  Maqedonisë së Veriut u këndua për herë të parë në një kompeticion madhështor si Europiani në stadiumin e Bukureshtit, ku skuadra e trajnerit Angelovski, kishte përballë Austrinë.

E duke lënë mënjanë ngjarjen me akuzat për racizëm ndaj Arnautovic që shau shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ata që ra në sy gjatë ekzekutimit të himnit maqedonas, i shin 4 futbollistët shqiptarë, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musiu.

Motiv? Zgjodhën të mos këndonin, duke respektuar në një farë mënyre edhe origjinën e tyre shqiptare.

Të katërt këta futbollistë ishin titullarë.

Bëhet fjalë për Bardhin, Alioskin, Ademin dhe Musliun, që u aktivizuan titullarë si dhe Bejtullai, që u fut në lojë në pjesën e dytë.

Sakaq, ka pasur polemika në rrjetet sociale dhe nga tifozët e Maqedonisë së Veriut që nuk kanë pranuar sjelljen e këtyre futbollistëve…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT