Mbyllet “saga” e ankimimeve/ Zgjedhjet e 25 prillit drejt çertifikimit, opozita “shpresën” e vetme Strasburgun

Ditën e sotme është mbyllur “saga” e ankimimeve të bëra nga partitë politike pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor vulosi 140 mandatet e Parlamentit të ri duke i dhënë fund ankimimeve të partive politike, e cila mbante peng shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve parlamentare. Kolegji zgjedhor vendosi se me 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale siç pretendonin palët politike por proçes të ligjshëm. opozita pretendonte se do ta ndryshonte rezultatin zgjedhor duke ndryshuar rezultatin. Pasi sipas rezultateve të KQZ partia socialiste mori 74 mandate, demokratikja 59, 4 LSI dhe 3 PSD.

Vendimi i kolegjit zgjedhor është i paankimueshëm duke i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Rregullator javën e fundit të qershorit, kohë kur deputetët pritet të marrin mandatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Opozita përdori cdo instrument në betejën e saj ligjore për të faktuar blerjen e votave nga hapja e kutive të Beratit dhe Durrësit ku nuk pati surpriza e deri tek tentativa për të bllokuar procesin përmes kërkesës së ndryshimit të albitrit final, skenar i cili nuk gjeti zbatim.

“Lufta” ligjore e PD-LSI nisi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u ankimuan 9 qarqe dhe u mbyll ne Kolegj Zgjedhor me vendimin për Fierin dhe Elbasanin.

Në seancat e mëparshme, Kolegji Zgjedhor ka vendosur kundër opozitës edhe për qarqet e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit dhe Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Korçës.

Edhe pse u rrëzua si në KAS edhe në kolegjin zgjedhor opozita refuzon të njohë rezultatin dhe po kërkon rrugë të reja për t’iu drejtuar Kushtetueses dhe Gjykatës së Strasburgut për të faktuar akuzat e saj.

Tani pritet vendimi final i OSBE-ODIHR e cila do të shprehet për çertifikimin zyrtar të zgjedhjeve të z5 prillit nëse janë të pranueshme ose jo./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT