E shau shqiptarin Alioski nga nëna, UEFA nis hetim disiplinor për Arnautoviçin. Facebook merr këtë vendim ndaj lojtarit

UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim disipilinor ndaj Arnautovic të Austrisë, për gjestin e tij të shëmtuar ndaj Ezgjan Aliovskit.
“Një inspektor etik dhe i disiplinës është emëruar për të zhvilluar një hetim në lidhje me çështjen në të cilën është përfshirë lojtari”.
Austria të dielën mori fitoren e saj të parë historinë në një fazë finale të Europianit, por pavarësisht se suksesi ndaj Maqedonisë së Veriut ishte historik, kaloi në plan të dytë për shkak të gjestit të shëmtuar të Arnautovicit, i cili fyeu Ezgjan Alioskin. Alaba provoi t’i vinte duart para gojës shokut të skuadrës, por ofendimet e tij vulgare dhe me karakter racist, duke iu drejtuar nënës shqiptare të lojtarit që luan për Maqedoninë e Veriut u dëgjuan. Nuk shërbeu për të shuar polemikat as ndjesa e Arnautovicit, që u shpreh se nuk është racist dhe nuk ka qenë kurrë i tillë.
Federata maqedonase në profilin e saj të Facebook komunikoi se i ka dërguar një letër zyrtare UEFA-s, në të cilën kërkon një dënim shembullor për Arnautovicin. “Jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Dënojmë shfryrjen nacionaliste që bëri Arnautovic ndaj Alioskit”. Letër pas të cilës ka nisur dhe hetimi i UEFA-s, që do të merret zyrtarisht me çështjen në fjalë.
Vendimi i Facebook
Me gjithse kërkoi ndjesë për ofendimet racore pas konfliktit në fushë me shqiptaro-maqedonasin Ezgjan Alievski, vërshimi i urrejtjes online bëri që rrjeti Facebook të mbyllte përkohësisht dje dhe sot llogarinë e serbo-austriakut Marko Arnautovic.
Ky i fundit kërkoi ndjesë dje për disa sharje vulgare kundër shqiptarëve pas golit që shënoi në ndeshjen Austri – Maqedoni e Veriut. Arnautovic argumentonte se nuk ishte racist dhe as perçmonte shqiptarët apo etnitë e tjera, por episodi erdhi si rezultat i temperamentit të nxehtë gjatë lojës.
Kapiteni austriak David Alaba shihej gjatë celebrimeve që mbante nofullat e Arnautoviç duke tentuar ta ndalonte të fliste përsëri, dhe vetem kur ai u qetësua Alaba hoqi dorën nga fytyra e sulmuesit.
“Dje përdora disa fjalë të rënda në emocion e sipër, për ato fjalë unë dua të kërkoj falje, sidomos për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Dua ta them një gjë shumë qartë: Nuk jam racist! Kam shokë pothuajse në të gjitha vendet e botës dhe mbështes shumëllojshmërinë. Të gjithë që më njohin e dijnë këtë gjë”, shkruante Arnautoviç. Në fund, ai e mbyllte me një mesazh në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke thënë “Më falni”./ TCH