“Bujqësia e harruar e RamPiktorit”/ Xhelal Mziu i futet punës në “majë” të zetorit me syze dhe kostum (Foto)

Deputet i zgjedhur për qarkun e Dibrës i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka postuar një foto i hipur në një zetor duke tërhequr një karro nga prapa. Duket se deputeti Mziu i ka hyrë “seriozisht” punëve të fshatit, siç e shikonim edhe gjatë fushtës zgjedhore ku shihej me çizme duke hapur rrugët me borë.
Tashmë ai është rikthyer bujqësisë, duke kujtuar kohët që sipas tij, gjatë qeverisjes së Berishës kishte më shumë investime se sa aktualisht nga Rama.
Mziu shkruan se subvencionet për pemtari dhe agrobiznes kanë ndalur prej vitit 2013. Në vitet 2007 – 2012, në Qarkun Dibër u mbollën qindra hektarë me mollë, kumbulla, qershi dhe pemë të tjera!
Kujtojmë se Xhelal Mziu është një ndër ish-kryebashkiakët që ka fituar 3 mandate në bashkinë e Kamzës. Basha i besoi qarkun e Dibrës duke e vendosur të parin ku e fitoi për pak vota në diferencë nga partia socialiste.
Postimi i Xhelal Mziut:
Bujqësia e harruar e RamPiktorit.
Subvencionet për pemtari dhe agrobiznes kanë ndalur prej vitit 2013.
Në vitet 2007 – 2012, në Qarkun Dibër u mbollën qindra hektarë me moll, kumbulla, qershi dhe pemë të tjera!/ Gazeta Shqip