Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Berisha kërkon “pjesën”: Unë e hodha kandidaturën në 2009 për anëtarësim në 2022

Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori, 65 vite pas anetaresimit ne OKB.

Kjo arritje u vlerësua gjerësisht nga politikanë dhe ekspertë vendas e të huaj, të cilët e panë si një mundësi të mirë për vendin tonë, që për një vit do të jetë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme globale.

Reagimet nga opozita në Shqipëri ishin thuajse zero, por sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ishte qeveria e tij që aplikoi anëtarësim shumë vite më parë, duke kerkuar ne kete menyre “pjesen” e tij te kontributit ne kete arritje.

“Ne vitin 2009 Shqiperia hodhi kandidaturen per anetare te perkohshme Keshillit te Sigurimit te OKB per vitin 2022”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT