Largimi i Ruçit/ Ngjela jep dy arsyet e aktit të politikanit të fortë brenda PS

Për Spartak Ngjelën largimi i Gramoz Ruçit nga politika, pas një karriere 30-vjeçare, lidhet me dy arsye që kanë bëjë me një akt personal apo politik.
Në studionin e Breaking në Top Neës, Ngjela theksoi se ende nuk ka ndonjë analizë për largimin e Ruçit, nëse është planin personal apo politik dhe se çfarë pasojash do të ketë në të ardhmen për PS-në.
“Kur merret një akt ka pasoja. Nëse nuk ka pasoja, e ka bërë për interesin e tij. Cili është interesi? Mund të jenë shumë reforma në drejtësi, reforma Antikorrupsion. Janë shumë gjëra personale. Nëse do të ishte politike? Atëherë do të kishte pasojë. Pra a bëhet shkak dorëheqja e Ruçit për pasoja të reja në PS? Ta presim. E ka shumë të largët pasojën”, tha Ruçi.
Ai theksoi se Ruçi e ka dhënë dorëheqjen nga politika pa një motiv të qartë.