“Largimi i Ruçit”/ Nurellari: Politikanët si pelenat duhen ndërruar shpesh se vijnë erë

“Xhaketat e vjetra” të politikës ishte temë e ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews ku i ftuar ishte analisti i njohur Adri Nurellari i cili u shpreh se Ruçi duhet të ishte larguar qysh në 90 nga politika.
Nurellari shtoi më tej se, në Amerikë thuhet se politikanët si pelenat duhen ndërruar shpesh se vijnë erë.
“Ruçi zyrtar i politikës së vjetër, të ishte larguar qysh në 90. Unë jam në favor se politika është vokacion, në Amerikë thuhet se politikanët si pelenat duhen ndërruar shpesh se vijnë erë. Këta politikanë e kanë privuar nga lirinë në politikë, ata mbajnë njëri tjetrin në politikë. Partia socialiste është bërë shumë e kontrolluar dhe figurat kryesore i la në fund të rreshtit. Pak muaj më parë ai i zëvendësoi figurat e njohura politike me disa figura të panjohura,” u shpreh Nurellari.