“Korrupsioni pezullon hyrjen në SHBA”/ Shehu: Përshëndes deklaratën e Kim për..

OSBE në Tiranë organizoi sot në Tiranë konferencën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”. Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, u shpreh se urdhri i Biden lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor kërkon bashkëpunim dhe punë kolektive.
Ndër të tjera Kim tha se nëse nëse trafikoni qënie njerëzore dhe korrupsioni do ju ndalojmë hyrjen në SHBA. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një lidhje Skype ishte i ftuar në emisionin “Breaking” ku foli për reagimin e ambasadores. Shehu tha se përshëndes deklaratën e Yuri Kim për korrupsionin dhe trafikimin e qënive njerëzore.
“Përshëndes deklaratën e Yuri Kim për korrupsionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore. Shqipëria është kthyer në një republikë kanabisi. Hapja e tanishme negociata merr hapa të tjera,” tha Shehu.
Shehu foli dhe për takimin e presidentëve Biden dhe Putin tha se Joe Biden është një njohës i thellë i Ballkanit Perëndimor. Ai është një luftëtar që çmontoi makinën vrasëse jugosllave. Është një nga gurët e themelit të ndërtimit të Ballkanit Perëndimor.
“Joe Biden është nnjë njohës i thellë i Ballkanit Perëndimor. Ai është një luftëtar që çmontoi makinën vrasëse Jugosllave. Është një nga gurët e themelit të ndërtimit të Ballkanit Perëndimor. Rusia ka interesat e saj në Ballkan, Biden simboli demokracisë në botë, SHBA nuk është kundër Rusisë por bashkëpunuese. Garancia e paqes në Ballkan është presidenti Biden. Është një nga gurët e themelit të ndërtimit të Ballkanit Perëndimor. Rusia ka interesat e saj në Ballkan, Biden simboli demokracisë në botë, SHBA nuk është kundër Rusisë por bashkëpunuese. Garancia e paqes në Ballkan është presidenti Biden,” u shpreh Shehu.