“Korrigjim estetik i kufijve”, ligjvënësit gjermanë: Në BE, jo konflikte për kufijtë

Ligjvënësi i koalicionit qeverisës në Gjermani, Josip Juratoviç tha se Bashkimi Europian nuk do të ndikohet nga vendimi i Uashingtonit, por do të mbajë qëndrimin e tij.

Ky reagim i Juratoviç vjen në mesin e spekulimeve në rritje, se SHBA mund ta pranojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të ngërçit me Serbinë.

“Pozicioni i Brukselit në lidhje me Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën do të vendoset ‘ekskluzivisht’ në përputhje me rregullat e bllokut dhe pa u ndikuar nga opinion i SHBA-së” tha për BIRN anëtari i Bundestagut.

Ai theksoi edhe një herë se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm të importojë probleme kufitare si ato ekzistuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Nga ana tjetër, ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën i druhet një konflikti të ngrirë dhe shtron mundësinë e asaj që e konsideron “korrigjim estetik të kufijve”.

“Në 2019-n janë zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Europian mund ta shmangë zgjidhjen e çështjes e Kosovës. Koha pra, është esenciale në këtë rast”, tha Wolfgang Petritsche për gazetën beogradase “Danas”.

Petritsche e përshkroi përplasjen serbo-shqiptare si konfliktin e fundit historik ne rajon.“Jam i vetëdijshëm se “korrigjimi administrativ” i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në e OSBE-në.”

Nisur nga dialogu i komplikuar ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Petritsche shtoi se duhen dëgjuar me kujdes personat qe marrin vendime në të dyja kryeqytetet, ndërsa i mëshon idesë se është momenti të mbyllen një herë e mirë të gjitha çështjet e hapura të këtij lloji në Ballkan, përfshirë këtu ngërçin mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

s.a/dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT