Nga Infektivi në Parlament, Çomo: Do të qëndroj në spital derisa të largohet pacienti i fundit me COVID-19

Drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo, duke filluar nga shtatori do të jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, pasi u zgjodh deputete nën siglën e PS-së në qarkun e Tiranës.

Në një intervistë për A2, Çomo u shpreh se do të jetë pjesë e spitalit derisa të largohet pacienti i fundit me koronavirus.

“Unë do të zbatoj detyrat që më janë dhënë. Ju siguroj që do të vazhdoj të jem doktoreshë. Është e vërtetë që unë jam sot pjesë e politikës, por vazhdoj ta shoh veten brenda spitalit për t’i shërbyer edhe pacientit të fundit që do të ketë nevojë për Najadën”, tha Profesoreshë Najada Çomo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT