“Koha e veprimeve konkrete”/ Klosi: Shpallja non-grata e Berishës është gjë e madhe, shumë shpejt dhe figura të tjera

Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi shprehet se mesazhet e SHBA-ve për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë përfunduar dhe se tani do të kalohet në veprime konkrete të ndëshkimit nga gjykatat shqiptare.
“Mendoj se është një projekt i drejtpërdrejt i SHBA-së, nuk ka më kohë për mesazhe. Vetë ideja e nisjes me shpalljen si person “Non-Grata” të Sali Berishëns tregon se nuk është më koha e mesazheve, por e veprimeve konrkrete. Mesazhet nga përtej Atlantikut kanë mbaruar dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar, por edhe shqiptarët, por sidomos dhe krimi do ta ketë kuptuar”, tha Klosi në emisionin “Breaking” në Top News.
Ai gjithashtu theksoi se ta nisësh këtë proces me Sali Berishën është gjë e madhe, “Të nisësh me Sali Berishën është gjë e madhe, të fillosh nga një tjetër më i vogël se nuk do e dinim se ku do të vente, është nisur nga më i madh, te njeriu që është konsideruar si më i paprekshëm. Shumë shpejt do të ketë edhe figura të jtera që deri dje janë konsideruar të paprekshëm. Ka shumë probleme, qoftë korrupsioni dhe trafiku i qenieve njerëzore që ka marrë hov të ri”, theksoi Klosi.