“Faleminderit Turqi për përkrahjen e jashtëzakonshme që na keni ka dhënë”, Osmani pritet nga Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Turqi me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
Takimin e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, të shoqëruar me disa foto nga biseda me kreun e shtetit turk.
Osmani thotë se në qendër të diskutimeve me Erdogan ka qenë thellimi i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë.
“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, shkruan Osmani.