Ministri Klosi rendit kushtet: Çfarë i duhet një hoteli për të marrë me qira hapësirën bregdetare

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në Breaking në Top News, hodhi dritë mbi çështjen e favorizimeve për lejet e plazhit.

Ai shpjegoi të gjitha kriteret që duhet të ketë një biznes për të marrë me qira hapësirën bregdetare.

“Do lidhen kontrata 5-vjeçare me hotelet që do plotësojnë kushtet. Duhet të kenë një ruajtës plazhi, person i dedikuar për jetën në plazh. Duhet të paguajnë një tarifë në bashki. Rëra edhe pse ka një hotel të mirë, rëra është e marrë me qira.

Vetëm 18% e plazheve janë të shfrytëzuara në Shqipëri, ndërkohë vetëm 1% i jepet këtyre investitorëve strategjikë. Për të garantuar që në këto plazhe ka higjenë, investime minimale për të krijuar këtë gjë, kanë tualete, dushe e krijojnë hapësirë dhe e kanë plazhin në shërbim të turizimit dhe jo vetëm për të bërë biznes, atëherë do kenë të drejtën të bëjnë investimin e tyre,” tha Klosi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT