Pas vaksinës “Sputnik”, në Shqipëri vjen avioni i parë me 200 turistë rusë

Avioni i parë me turistë nga Moska në Tiranë ka zbritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza.” Falë përpjekjeve të përbashkëta të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri dhe diplomatëve në Moskë u arrit mundësia që rreth 200 turistë rusë të mbërrinin në Tiranë për të pushuar. Ambasada Ruse shkruan se jemi krenar që ndihmuam luftimin e pandehmis¥ me vaksinën “Sputnik” e cila u përhap gjërësisht.
“Më 20 qershor në aeroportin e Tiranës Nënë Tereza mbërriti avioni i parë charter nga Rusia me afro 200 turistë rusë në bord.
Kjo ngjarje u bë e mundur fal përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër koronavirusit. Ulje e vazhdueshme e të sëmurëve me Covid-19 fal zbatimit të masave kufizuese të rrepta dhe vaksinimit të gjerë të popullsisë i lejoi Shqipërisë të hapë përsëri kufijtë e saj dhe të deklarojë më zë të lartë «Mirëseerdhët në Shqipëri!» mijra dhe mijra turistëve nga vendet e ndryshme, përfshi Rusinë. Jemi krenarë me faktin se në arritjen e rezultateve pozitive në luftën kundër pandemisë në Shqipëri ndihmoi dhe përdorimi i gjerë këtu i vaksinës antikovid ruse «Sputnik V».
Duke përshendetur të ardhurit nga Rusia, u urojmë një qëndrim dhe pushim të këndshëm në Shqipëri dhe kthim në shtëpi me shëndet të plotë, gëzim, përshtypje të mira nga bregdeti Adriatik dhe Jon, mikpritja dhe kuzhina kombëtare dhe sigurisht me deshirë të vizitojnë përseri këtë vend të bukur,” shkruan ambasada ruse në Shqipëri.