Doli nga listat e PD si deputet, aleati i Bashës njeh zgjedhjet: Në shtator do të jem në Parlament

Partia Demokratike akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të jetë në Parlament në shtator.
Por Basha ka urdhëruar nisjen e një analize mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të faktuar atë që opozita pretendon si masakër zgjedhore.
Pavarësisht se PD-ja nuk ka një qëndrim zyrtar dhe final për të bojkotuar apo për të qenë prezent në Parlament, aleatët e Bashës duket se nuk e diskutojnë prezencën e tyre në shtator në sallën e Kuvendit.
Sinjali ka ardhur pikërisht nga Shpëtim Idrizi, kryetair i PDIU-së, i zgjedhur si deputet në listat e PD-së.
“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi gjatë një prononcimi për mediat.
Kujtojmw kwtu se edhe Agron Duka i PAA-sw pas fitimit tw mandatit tw deputetit nga lista e PD-sw ka deklaruar se nuk do ta bojkotonte Parlamentin nw shtator.