Sot vendoset për Shqipërinë e Maqedoninë/ Përplasjet e para në mbledhjen e ministrave të Jashtëm: Disa nuk duan ndarjen

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së u mblodhën sot për të diskutuar mbi fatin e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Mbledhja ka nisur me disa përplasje mes ministrave të Jashtëm, sa i përket mbajtes së fjalës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.
Shqipëria ka avantazhin kësaj here se të gjithë shtetet anëtare janë pro saj, por ajo penalizohet nga sherri i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ccështjet e gjuhës dhe disa problemeve të tjera mes dy shteteve.
Ministri i Sllovakisë Martin Klus deklaroi sot se do diskutohet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. “Uroj të kemi rezultate të mira. Duhen lajme të mira për besueshmërinë në BE”, deklaroi ministri sllovak
Edhe sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme të Sllovenisë, Dovzan tha se shpreson për diskutime të mira rreth zgjerimit.
Përfaqësuesja e Portugalisë, Zacarias u shpreh se zgjerimi është një temë me rëndësi
“Do debatojmë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Do diskutojmë ku jemi me procesin e zgjerimit”, tha Zacaria.
Përfaqësuesi i Irlandës Tomas Byrne gjithashtu theksoi se zgjerimi është çështje kyçe dhe për ta.
“Presim me padurim progres lidhur me procesin e zgjerimit”, tha Byrne.
Ministri për integrimin i Gjermanisë, ka deklarua se është koha që të mbahet fjala për Tiranën e Shkupin dhe të vendoset për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
është hedhur ideja e ndarjes së dy shteteve, por kjo nuk është pranuar nga shtetet e tjera, duke i qëndruar se vlerësimi do të jepet për të dyja shtetet e Ballkanit së bashku.
Para disa javësh, Holanda i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. . Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, Holanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale proceseve integruese.
Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.
Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues ku u vendos të hiqet trau bllokues për mbajtjen e Konferencës parë Ndërqeveritare me vendin tonë pas miratimit të kuadrit negociator. Ambasada holandeze menjëherë pas vendimit shpërndau qëndrimin e Qeverisë së saj.
Pas këtij qëndrimit pozitiv të Holandës dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria apo Italia ka shpresa që Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Evropian që do të pasojë Konferencën Ndërqeveritare.