Ministri gjerman “shpërthen” ndaj Bullgarisë: Mos e bllokoni BE-në, të përmbushim detyrimet ndaj Shkupit e Tiranës

Ministri gjerman i Europës, Michael Roth ka kritikuar veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare, duke kërkuar që BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj Shkupit dhe Tiranës.
“Ju lutem!Çështjet dypalëshe të trajtohen dypalëshe, pa bllokuar të gjithë Bashkimit Evropian që ecën përpara. Ne mendojmë strategjikisht dhe e kuptojmë: ne duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. TANI ne nuk kemi asnjë interes të lëmë në boshllëk strategjinë tonë atje. Faleminderit”, shkruan Roth në një reagim në rrjetet sociale.
Gjermani prej kohësh ka kërkuar që të BE-ja të mbajë premtimet në lidhje me procesin e integrtimit dhe të zgjerimit, duke i ccelur dritën jeshile Tiranës dhe Shkupit për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Vetoja e Bullgarisë është një nga ccështjet që po penalizon jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë, pasi vlerësimi i BE-së bëhet në bllok për të dyja shtetet.