LAJMI FUNDIT/ Asnjë i vdekur, rriten lehtë rastet me covid, Shkodra mbetet vatra më e nxehtë

Situata epidemiologjike në vendin tonë vazhdon të jetë pozitive, ndërsa raportohet se vetëm dy persona me COVID, po marrin trajtim në spitalin Infektiv.
“Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive”, njofton ministria.
Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë, 3 më shumë se dje.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.”
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv./Gazeta SHQIP