E FUNDIT/ Shqipëria penalizohet nga Maqedonia! Ministrat e BE nuk bien dakord për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Tashmë është zyrtare! Zv.Presidentja e BE, Zacarias ka konfirmuar se nuk ka ende vendim për çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE.Pavarësihst të gjitha perpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, tha ajo.

Kësaj radhe të gjitha shtetet ishin pro Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar vendin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT