Algjeriani që po terrorizon Tiranën/ Shihni çfarë i bën të moshuarit, i merr telefonin dhe ‘shet mend’ në Instagram (VIDEO)

Një algjerian, i identifikuar si Hamza Marina, po vazhdon të terrorizojë qytetarët e Tiranës, me grabitjet që kryen.
Ai është kthyer në makth, ndërsa së fundmi është publikuar edhe një video që tregon se si ai po bisedon me një të moshuar, të cilit i ka marrë telefonin.
I moshuari i lutet që ai t’i kthejë telefonin mirëpo algjeriani nuk i bindet dhe vetëm bën lojëra fjalësh. Madje, trimi i nxjerr videot edhe në Instagram.
“Po ma jep telefonin. A do ma japësh telefonin?” i thotë i moshuari shqiptar, ndërsa algjeriani i bën lojëra fjalësh.
Ai konsumon lëndë narkotike dhe çdo ditë poston foto e video të personave që takon apo që grabit në kryeqytet.