Ngelemi për vjeshtë! Kur do mbahet samiti i radhës për çeljen e negociatave dhe sa shpresa kemi

Bashkimi Europian nuk arriti sërish të kapërcejë ngërçin për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke penalizuar sërish dy vendet ballkanike.

Konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, penalizoi edhe Shqipërinë, ndërsa ministrant e jashtëm të BE nuk ranë dakord për aprovimin e zhvillimit të mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.

Bullgaria nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj bllokues për Maqedoninë e Veriut, duke penalizuar kështu edhe Shqipërinë, ndërsa BE nuk pranon që të ketë ndarje të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Por kur do jetë tentative e radhës?

Shpresa për caktimin e një date mbetet në samitin e radhës që pritet të mbahet gjatë vjeshtës.

Përfaqësuesja e presidencës Portugeze Ana Paula Zacarias, ndërsa tha se ishte e pamundur për të dhënë rekomandimin e çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shtoi se duhet pritur presidenca Sllovene e BE-s që nis në fillim të Korrikut.

Në shtator presidenca sllovene, do të paraqesë edhe kornizën e re negociuse të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-n. Kjo mund të jetë koha, që Shqipëria dhe Maqedonia mund të marrin një OK, por derisa BE të jetë e unifikuar në qëndrimet e saj, suprizat mund të jenë të pritshme, pasi ky skenar përsëritet prej vitesh.

Gjithsesi, fillimisht duhet pritur për një “paqe” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tashmë çelja e negociatave nuk është çështje kushtesh, por “inatesh” nga vende të caktuara nga BE./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT