Të rinjtë merren vetë me algjerianin që po terrorizon Tiranën, ja momenti kur e “zhdepin në dru” (FOTO)

Dy të rinj nga Tirana ka vendosur të merren vetë me algjerianin, Hamza Marina, i cili prej disa ditësh ka tmerruar qytetarët duke kryer vjedhje dhe duke i postuar ato më pas në rrjetet sociale.

Edhe pse pamjet janë në profilin e tij në Instagram, nuk ka ende ndonjë reagim nga policia, dhe qytetarët kanë vendosur të bëjnë vetëgjyqësi.

Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, dy të rinj me kapuç në kokë afrohen pranë tij dhe e godasin me grushte dhe shkelma.

Pak më parë, ne publikuam edhe një lajm ku algjeriani tallet me një të moshuar në Tiranë, të cilit i kishte marrë me forcë telefonin.

Përpos vjedhjeve dhe grabitjeve me dhunë në shumë banesa në Tiranë, ai nuk nguronte që t’i postonte edhe në rrjetet sociale me foto dhe video./Gazeta SHQIP

LEXO EDHE: Algjeriani që po terrorizon Tiranën/ Shihni çfarë i bën të moshuarit, i merr telefonin dhe ‘shet mend’ në Instagram (VIDEO)

LEXO EDHE: “Tmerri” i qytetarëve të Tiranës, momenti kur algjeriani thyen derën për të grabitur një shtëpi (VIDEO)

Të rinjtë merren vetë me algjerianin që po terrorizonTë rinjtë merren vetë me algjerianin që po terrorizonTë rinjtë merren vetë me algjerianin që po terrorizonTë rinjtë merren vetë me algjerianin që po terrorizon

Të rinjtë merren vetë me algjerianin që po terrorizon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT