Rama zbulon shifrën, sa persona janë vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri

Numri i të vaksinuarve në Shqipëri sot e kaloi pragun e 900 mijë personave. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe shifrën zyrtare të të vaksinuarve deri më sot.
Kështu Shqipëria është shumë pranë objektivit për të vaksinuar 1 milion persona brenda qershorit.
Kujtojmë se fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V.
Situata epidemiologjike në vendin tonë është tejet pozitive, me vetëm 100 raste aktive me covid dhe dy persona të shtruar në spital./Gazeta SHQIP