Rama sulmon BE-në pas vendimit refuzues: Më duket absurd, ata dështuan, jo ne

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas vendimit zhgënjyes të ministrave të Jashtëm të BE-së për mos çeljen e dritës jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Nga Shkupi, i pranishëm në Forumin e Parë Ekonomik Rama foli në fillim për lajmin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së që nuk arritën në një dakordësim për të përcaktuar një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ai u shpreh se “nuk është hera e parë që dështojnë ata, po e prisja me emocione një vendim pozitiv. Por nuk po ndodh, unë nuk jam i demoralizuar ne do vazhdojmë punën nuk do ndalojmë”.

“Nuk është hera e parë që dështojnë ata, po e prisja me emocione një vendim pozitiv. Por nuk po ndodh, unë nuk jam i demoralizuar ne do vazhdojmë punën nuk do ndalojmë. Ata kanë problemet e tyre brenda shteteve antare, unë nuk jam i shqetësuar pse ndodhi. Reformat ne i bëjmë për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë, ne kemi bërë përpjekje të mëdha për të ecur para. Nuk mund të shtojmë shprehjen e urrejtjes, janë forcat politike që duhet tu shërbejnë njerëzve. Nuk mund ta konsiderojmë Maqedoninë si Bullgaria e preëndimit, ne nuk jemi pjesë e BE por jemi pjesë e Europës. Ajo që na është thënë neve më përpara e kemi bërë, ne nuk dështuam unë mund të flas shumë por më duket absurd”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT